top of page

Me hundën si e ka bërë nëna e buzë të vogla, si dukej Françeska para operacioneve

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 9, 2018
  • 1 min read

Françeska Jace është një nga modelet shqiptare më të lakmuara nga meshkujt përsa i përket formave të saj.

Ajo u bë e njohur fillimisht pasi u bë pjesë e reality show “BB” dhe vazhdoi karrierën duke përdorur Instagramin si një mjet për të përhapur famën e saj.

Me rritjen e famës, Françeska nisi të ndryshonte edhe disa tipare që nuk i pëlqenin në fytyrën e saj.

Modelja ka deklaruar se ka bërë disa ndërhyrje, që janë padyshim të dukshme në fytyrë, krahasuar me pamjen e saj të disa viteve më parë.

Ajo ka fryrë buzët, ka rimodeluar hundën e mollëzat dhe ka rregulluar dhëmbët me këllëfë, trend i përhapur mjaft tek VIP-at shqiptarë kohët e fundit.

Fotoja është shkëputur kur ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në fillimet e famës së saj, nga faqja në Instagram e njohur për demaskimin e personazheve të njohur, Vipat e Bllokut.


 
 
 

Comments


bottom of page