Mburreshin me jetën luksoze, çifti përfundon në burg
- TheAlbanian Times
- Apr 10, 2018
- 1 min read
Postonin foto pa fund duke u mburrur në rrjetet sociale me jetën e tyre luksoze por një cift britanik e ka gjetur veten në telashe të mëdha ditën e sotme.
Emily Lock, 22 vjeç nga Uellsi, e cila fitonte më pak se 10 mijë paund duke punuar në supermarket, postonte foto në Instagram me rroba të shtrenjta si dhe pushime ekstravagante.
Në bazë të jetës luksozë që çifti reklamonte në rrjetet sociale kanë bërë që policia të krijojë dyshime të arsyeshme se të rinjtë merreshin me një aktivitet të paligjshëm.
Së bashku me të dashurin e saj, trafikantin e kokainës Mark Price, studentja e drejtësisë shfaqte online një stil jetese si ai i “Kim Kardashian”.
Price, 27 vjeç, kishte deklaruar se punonte si ndërtues pavarësisht se mund të përballonte të blinte një Audi RS4.
Ai u dënua me shtatë vite burg, ndërsa Emily me 15 muaj pasi pranoi përvetësimin e pasurive kriminale.













Comments