Marina dhe Luana zihen për një person të tretë: Ke rrëshkit fare
- TheAlbanian Times
- Apr 10, 2018
- 1 min read
Marina dhe Luana Vjollca janë dy motrat prezantuese të cilat janë përfolur shumë për jetën personale dhe pamjen e jashtme në mediat rozë.
Ato shpesh kanë deklaruar se janë të pazëvendësueshme për njëra-tjetrën duke shprehur dashurinë e pakushtëzuar prej motrash.
Së fundmi Luana në profilin e saj në ‘Instagram’ publikoi një foto të vjetër ku ajo ka qenë e vogël, me motrën e madhe, Lirën, teksa ajo po martohej.
Mirëpo Marina nuk i ka lënë rehat dy motrat e saj, duke i ngacmuar në komente.
Në fillim i shkroi Luanës duke e thumbuar për pamjen e saj me flokë të shkurtra:
Je e sigurt që je ti? Dukesh si çun haram”.
Pasi mori përgjigjen e Luanës, Marina nuk është ndalur me kaq kur ka parë se motra e tyre madhe, Lira, i ka shprehur Luanës dashurinë.
Marina është bërë xheloze me sa duket dhe i ka shkruar:
Prap ju të dyja? E lumja unë për dashurinë tuaj."
E më pas i është përgjigjur Luana:
Për kokën time ke rrëshkit fare.”











Comments