top of page

Këngëtarja shqiptare feston ditëlindjen, i dashuri i propozon për martesë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 10, 2018
  • 1 min read

Ajo kishte ditëlindjen ditën e djeshme ndërsa mbushi plot 33 vjeç.

Mbrëmjen e djeshme ajo po festonte ditëlindjen duke kërcyer me miqtë e saj, kur ka marrë një surprizë tjetër që me siguri nuk do ta harrojë kurë.

Teksa po dëgjonte një dedikim që i kishte shkruar i dashuri me rastin e ditëlindjes, këngëtarja Shkenda Dubova ka dëgjuar pyetjen që çdo vajzë do të ëndërronte ta dëgjonte njëherë.

Mes rreshtave ku i shprehte dashurinë, miku i Shkendës lexoi dhe pyetjen që i dedikonte i dashuri.

Ndërsa miku i tyre lexoi nëse këngëtarja pranonte ose jo të martohej, bukuroshi pasanik nga Peja iu afrua Shkendës dhe i solli një tufë të madhe me trëndafila të kuq.

Këngëtarja nuk mundi t'i mbante lotët ndërsa e emocionuar u përgjigj:

A ka pasuri më të madhe se të kesh një njeri si Labi në krahun tënd? Unë them po.”

Më pas ajo vendosi në gisht unazën dhe puthi partnerin, i cili është edhe biznesmen i njohur në Pejë.

Të pranishmit brohoritën njëkohësisht dhe të shumta ishin duartrokitjet që gëzonin për mikeshën e tyre.


 
 
 

Comentários


bottom of page