Kush ishte Ana, punonjësja e hotelit në Sarandë që çmendi turistin suedez?
- TheAlbanian Times
- Apr 10, 2018
- 2 min read
Një turist suedez shkroi një shkrim për vajzat shqiptare me titull: “Atje ku vajzat, janë më të nxehta se llava”.
Shkrimi u publikua në vitin 1988-ën dhe vuri në lëvizje të gjithë autoritetet shqiptare të asaj kohe, të cilët nuk mundën ta gjenin dot të huajin dhe vajzën e aventurës së rrezikshme.
Reportazhi i publikuar në një revistë përshkruante me detaje vizitën e turistit në qytetin e Sarandës.
Ai u njoh në hotel me një vajzë shqiptare që punonte aty. Ajo quhej Ana dhe nga pamja ishte tepër ezmere. Në shkrim përshkruhej me detaje sesi ata u njohën rastësisht dhe pas disa dialogësh, ai e fton Anën në dhomën e tij. Po sipas shkrimin, Ana shkon në dhomën e turistit suedez, ku kalon atje gjithë natën. Autori në fund të shkrimit shpjegon me hollësi marrëdhëniet intime që pati me vajzën shqiptare, pa e ditur se historia e tij erotike nga Shqipëria do të fuste në hall të madh autoritetet e vendit më stalinist i Europës, shkruan Mapo.
Për të gjetur personazhet e asaj aventure “mëkatare” në një hotel të Sarandës nuk do të ishte fare e lehtë. Duke e ditur se me ç’vend kishte të bënte, suedezi kishte fshehur veten dhe identitetin e vajzës shqiptare me të cilën kishte kaluar natën, duke i vendosur edhe asaj një emër të rremë, në mënyrë që të mos ishte nën vrojtimin e autoriteteve të kohës, nëse ata mund ta kërkonin.
Raportimet nga Shqipëria në mediat e huaja, edhe ata më të kotët analizoheshin shumë në atë kohë, pasi i vetmi burim nga brenda vendit, ishte informacioni zyrtar që vinte nëpërmjet kanaleve si ATSH-ja. Shkrimi i turistit suedez në Shqipëri do të ngrinte në këmbë ambasadën tonë në Stokholm, Ministrinë e Punëve të Jashtme e atë të Punëve të Brendshme. Të gjithë u vunë në këkim të Anës, që kishte kaluar një natë me suedezin. Historia e kësaj ngjarje shkon edhe më tej. Për regjimin ishte e patolerueshme edhe pamja e vajzës, e fokusuar nga suedezi: e uritur, me një mollë në dorë.
Dega e Punëve të Brendshme Sarandë mori në pyetje shumë njerëz por të gjitha të dyshuarat, punonjëse në hotel ishin femra me një jetë normale. As nga krahasimi i fotove me revistën nuk doli asgjë në dritë. Vajza nuk ishte punonjëse hoteli, por një femër nga pjesët inferiore të popullsisë së vendit. Kishte kaluar një natë me të dhe kaq. Turisti suedez, në fakt i kishte futur në lojë të gjithë zyrtarët e Shqipërisë.
Shkrimi gjithsesi u shit në 45 mijë kopje, ndërsa në të përshkruheshin se sa të nxehta "si llava" ishin vajzat shqiptare.


Comments