top of page

Kush ishin dy kushërinjtë dhe vajza franceze që humbën jetën në Fier?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 9, 2018
  • 1 min read

Janë identifikuar viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi natën e kaluar në Fier, ku humbën jetën tre të rinj.

Mësohet se një prej tyre ishte Nazia Aham, 34 vjeç me origjinë franceze dhe jetonte në Greqi.

Në aksident kanë humbur jetën edhe i fejuari i saj Fisnik Murataj, 32 vjeç, si dhe djali i xhaxhait të tij Agustin Murataj 30 vjeç.

Tre të rinjtë ishin duke udhëtuar me automjetin e vajzës, të cilin ajo e ka publikuar edhe në rrjetet sociale.

E reja u tërhoq e para nga uji i kanalit ku kishte rënë makina, ku edhe ishin mbytur të tre të rinjtë.

Në profilin e vajzës në rrjetet sociale ajo shihet gjithmonë e buzëqeshur.

Tre të rinjtë ishin duke u kthyer nga një dasmë për në shtëpinë e tyre.

Dy djemtë ishin nga fshati Kute i Fierit.


 
 
 

Comments


bottom of page