top of page

Komentuesi e tall për shenjën në kurriz, Noizy rrëfen për herë të parë historinë e trishtë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 9, 2018
  • 1 min read

Noizy, një nga reperët më të suksesshëm në Shqipëri ka ndarë në profilin tij në Instagram, një foto nga jugu i Shqipërisë.

Nën foto reperi ka shkruar:

E ke trupin plot tato, a bon me ti prek huh huh?”

Don Vidi një nga pjesëtarët e grupit OTR dhe një nga miqtë më të ngushtë të reperit i ka komentuar nën foto.

Ai i ka shkruar:

Të paska dalë një gungë mbrapa si bugzyt”.

Noizy i ka sqaruar se është është shenjë e mbetur nga aksidenti. I ndodhur në nëntor të vitit 2014 në autostradën Tiranë-Durrës. Në momentin që Noizy po tentonte të parakalonte një makinë tjetër humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Pikërisht nga ky aksident ai mbeti i lënduar me disa plagë në kokë, këmbë dhe në kurriz.

Ai i ka kthyer përgjigje me disa emoji duke qarë:

Është nga aksidenti”.


 
 
 

コメント


bottom of page