top of page

Dy kushërinjtë nga Fieri përcillen në banesën e fundit, trupi i francezes mbetet në morg

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 10, 2018
  • 1 min read

Aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të ditës së djeshme ka hapur plagë të rënda në familjen Murataj në fshatin Kutë.

Dy kushërinjtë e parë nga ky fshat humbën jetën pasi makina me të cilën udhëtonin së bashku me një vajzë franceze, humbi kontrollin dhe ra në kanal.

Fisnik Murataj 32-vjeç, kushëriri i tij Agustini 30-vjeç u përcollën sot me dhimbje të madhe në banesën e fundit.

Të gjithë kokulur, me lotët që iu kanë pllakosur në fytyerë e iu kanë zëvendësuar fjalët, familjarët e të afërmit e dy djemve janë mbledhur sërish në atë shtëpi, ku dy ditë më parë gëzonin për ardhjen e një nuseje të re.

Trupat e të rinjve, Fisnikut dhe Agustinit janë mbajtur në të njëjtin ambient, ndërkohë që trupi i shtetases franceze Naza Aham, ndodhet ende në morg, në pritje që ta tërheqin familjarët e saj, shkruan Balkanweb.

Të gjithë familjarët, të afërmit e miqtë mbanin në duar karafila të kuq, të cilët i vendosën më pas mbi arkivolet e dy të rinjve, që humbën jetën në lule të rinisë.

Dy ditë më parë Fisniku dhe Naza Aham festonin së bashku me familjen e djalit për fejesën e çiftit të ri.


 
 
 

Comments


bottom of page