Të lidhur për 3 vite, prekës gjesti që bën e dashura e 20-vjeçarit që vdiq
- TheAlbanian Times
- Apr 9, 2018
- 1 min read
20-vjeçari Xhuljano Sollaku mbeti i vrarë nga policia e Fierit gjatë një shkëmbimi zjarri kur së bashku me 4 persona të tjerë tentoi të grabiste një banesë.
Pronarët pasi i kishin pikasur, lajmëruan policinë dhe të rinjtë në vend që të dorëzoheshin, i hapën zjarr policisë dhe ata iu kundërpërgjigjën.
Pas ngjarjes së rëndë, ajo që e përjetoi më keq vdekjen e Xhuljanos, ishte e dashura e tij me iniciale K.P e cila nisi kujën kur mori vesh lajmin.
Megjithëse kanë kaluar disa javë nga ngjarja që tronditi Fierin, e reja nga Elbasani ka vendosur si foto profili në Facebook të dashurin e saj të ndjerë.
Siç duket, vajza jeton ende me kujtimin e tij duke e bërë pjesë të jetës dhe mendimeve të përditshme.
Ata përjetuan 3 vite dashuri dhe kishin një lidhje të veçantë me njëri-tjetrin.





Comments