Tarifë e pajustifikuar për tek Syri i Kaltër
- TheAlbanian Times
- Apr 9, 2018
- 1 min read
Taksë është vendosur thuaje mbi çdo gjë në vendin tonë, pavarësisht se shërbimet e ofruara janë larg standardeve më të mira, ose të paktën të kushteve optimale.
E kush nuk është ai që ka vizituar Syrin e Kaltër, ku në vend që të mbetet mbresë bukuria e tij, rruga deri tek kjo mrekulli të lë një shije të hidhur.
Kurd del nga aksi kryesor Sarandë-Gjirokastër dhe shmang në një rrugë dytësore në drejtim të Syrit të Kaltër, një meso burrë i mbuluar nga pluhuri të ndalon duke të kërkuar 100 lekë për person dhe 300 lekë për makinën.
Këto para të merren si taksë për mirëmbajtjen e rrugës deri tek Syri i Kaltër dhe për mirëmbajtjen e vetë kësaj perle.
Mirëpo, deri tek Syri i Kaltër nuk guxon të hapësh xhamin e dritares, sepse mbytesh nga pluhuri, veshkat “të bien tek këmbët” nga tronditjet prej gropave në rrugë, për të mos përmendur defektet që mund të pësojë makina vetë.
Pra, praktikisht taksa në këtë rrugë nuk ka dhënë asnjë fryt, asnjë investim që për më tepër mund t’i jepte kësaj pike turistike më shumë vlera dhe të tërhiqte turistë edhe më shumë.
Një autobus me turistë ka ngecur sot në këtë rrugë dhe një qytetar ka shkruar për JOQ.al:
Përshëndetje JOQ! Ngecën autobusi plot me turistë tek Syri i Kaltër. paguajmë taksë për të hyrë, por për çfarë? Sepse rruga është skandaloze.”







Comments