Si ia shprehte Rudina dashurinë Ramës: E dua edhe për defektet!
- TheAlbanian Times
- Apr 9, 2018
- 1 min read
Jeta personale e Kryeministrit shqiptar është përfolur shpesh në media, pasi Edi Rama njihet për disa dashuri publike, martesa dhe ndarje. Një ndër të dashurat e kryeministrit Rama ka qenë edhe moderatorja e njohur shqiptare, Rudina Magjistari.
Me siguri të gjithë e mbajnë mend se lidhja e tyre nisi në verën e vitit 1999 dhe prezantuesja ishte 11 vite më e vogël se ai.
Lidhja mes Ramës me Rudinës u bë shpejt një histori publike nga më të komentuarat në Shqipëri.
Magjistari u shfaq në videoklipin “Tirona” të Edi Ramës, në 2003-in dhe po atë vit ata u puthën në skenë.
Në një intervistë të 4 viteve më vonë, Rudina Magjistari rrëfen njohjen dhe ndjenjat e saj për Ramën.
Prezantuesja shprehej se:
Jam e dashuruar me çdo gjë të tijën, edhe me defektet. Dashuria mund të lindë, mund të transformohet, mund të rilindë… Jeta është shumë e gjatë vetëm për një dashuri."
Lidhja e tyre ka zgjatur plot 7 vite, lidhje e bashkëjetesë, dhe u ndanë pa vënë kurorë.\





Kommentarer