Shqiptarët të çmendur pas telenovelave turke, sekreti i tmerrshëm që fshihet pas tyre
- TheAlbanian Times
- Apr 9, 2018
- 1 min read
Të gjithë jemi të vetëdijshëm që populli shqiptar është i marrosur pas telenovelave, sidomos atyre turke.
Mund të na mbajnë të gozhduar 45 minuta, 1 apo 2 orë para ekranit, por shumë janë në dijeni të shfrytëzimit që u bëhen punonjësve të stafit për realizimin e serialit.
Telenovelat, sidomos ato turke janë shumë të dashura për shqiptarët, por kur t'ju tregojmë çfarë fshihet pas tyre, me siguri do i shihni me një sy tjetër.
E keqja më e madhe është se gjatë xhirimeve punëtorët përballen me kushte shumë të vështira pune.
Ekipi i xhirimit qëndron në sheh xhirim 15 deri në 18 orë në ditë. Ndërsa aktorja e njohur Elif Nur Kerkuk ka treguar se një herë i është dashur të punojë 27 orë pa pushim, raporton Xing. “U ndjeva si skllave”, është shprehur aktorja.
Selin Erdin, një asistent kameraman vdiq vitin e kaluar pasi u godit nga një shofer nga i njëjti ekip, pasi ky i fundit ishte i lodhur nga mungesa e gjumit.
Në shtator 2014 një tjetër punëtor vdiq nga një atak në zemër pasi ka punuar 45 orë në vetëm tre ditë.
Edhe aktori i serialit "Ezel", Kenan Imirzalioglu ka thënë se nuk do të luajë në asnjë film nëse kushtet nuk përmirësohen.










Commentaires