top of page

Momenti dramatik/ Vajza e aksidentuar nxirret e mbytur nga kanali

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 9, 2018
  • 1 min read

Një aksident i rëndë u mori jetën tre dasmorëve të cilët po ktheheshin nga dasma natën e kaluar, kur drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe ra në kanal.

Si pasojë janë mbytur dy pasagjeret dhe drejtuesi i makinës, ndërsa aksidenti është kuptuar që ka ndodhur vetëm pasi ka zbardhur dita.

Mësohet se një nga të aksidentuarat është një vajzë e re emri i së cilës nuk bëhet ende i ditur.

Ata kanë qenë duke u kthyer nga dasma dhe kjo shihet edhe tek veshja e vajzës së re në momentin që e nxjerrin nga kanali. Në videon dhe fotot e mëposhtme është momenti tragjik kur e reja tërhiqet prej fustani nga dy burra të cilët përpiqen ta nxjerrin nga uji.

Dy viktimat e tjera nuk janë nxjerrë ende por thuhet se ata janë një çift të moshuarish.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit por mendohet se drejtuesi ka humbur kontrollin dhe mjeti ka rënë në kanalin me ujë, ku të tre personat që ishin në makinë janë mbytur.


 
 
 

Comments


bottom of page