top of page

Këngëtarja shqiptare e thotë troç: Jam e virgjër, me këtë frymë u rrita

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 9, 2018
  • 1 min read

Ajo është një ndër këngëtaret që po pëlqehet shumë nga publiku kosovar, ndërsa këngët e saj po marrin deri në disa miliona klikime.

Bëhet fjalë për Aida Doçin, e cila ka qenë së fundmi e ftuar në në “Elite show”, ku ka folur jo vetëm për muzikën që bën por edhe për jetën personale,

Ndonëse është përfolur edhe më herët se ajo nuk ka kryer më parë marrëdhënie seksuale, Aida e ka prekur sërish këtë temë duke u shprehur se familja e saj e ka rritur me parimin se ky proces duhet të ndodhë pas martesës.

Moderatorja Elita Rudi e pyeti Aidën nëse ka qenë ndonjëherë në një lidhje pasi portalet kanë folur shpesh se ajo është e virgjër.

Aida u shpreh:

Nuk është e thënë që të jesh në një lidhje dhe të mos jesh e virgjër. Mundesh të jesh e lidhur dhe të jesh e virgjër. Unë në familjen time jam rritur me atë frymë që deri sa të fejohesh, deri sa të martohesh. Por jetës nuk i dihet si vjen, kanë ndryshuar kohët. Jam me atë mendim se jam rritur me atë frymë."


 
 
 

Comments


bottom of page