top of page

Krahasimi i forcës ushtarake/ Kush e fiton luftën, Turqia apo Greqia?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 9, 2018
  • 1 min read

Forca ushtarake turke

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Greqisë nuk kanë qenë kurrë të mira. Pavarësisht përpjekjeve nga poliikanë nga të dyja shtetet ato kanë qenë përherë të acaruara.

Edhe ditët e fundit ato vazhdojnë të jenë të tilla për shkak të pretendimeve territoriale nga të Ankaraja dhe Athina zyrtare.

Ditë më parë ish ministri i Jashtëm grek, Theodhoros Pangalos, do të shprehej se:

Një turk i mirë është vetëm një turk i vdekur”.

Së fundmi ka qenë ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili në një intervistë për gjermanen "Der Spiegel" ka dashur të ulë tonet.

Kryediplomati helen është shprehur:

I them gjithnjë Erdoganit kur e takoj se Allahu na vuri pranë njëri-tjetrit dhe ai pret e shikon nëse sillesh në mënyrë të drejtë, morale dhe racionale. Nuk mund të ndryshosh gjitonin”.

Por në rast të një konflikti të armatosur, cili prej dy shteteve do të dilte triumfator?

Ne ju sjellim në videon e mëposhtme një krahasim mes dy vendeve, ku përfshihen edhe krahasimet sa i përket armatimeve dhe forcës së tyre ushtarake. Ky krahasim është bërë nga specialiste të fushës.

Nuk duhet harruar që si Turqia ashtu edhe Greqia janë anëtare të NATO-s, por ndryshe nga Shqipëria, të dy vendet në fjalë e kanë shërbimin ushtarak të detyrueshëm.

Krahasimi mes dy ushtrive:


 
 
 

Comments


bottom of page