top of page

I shpërtheu bombola në dyqan, vdes pronari i fast food-it në Tiranë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 9, 2018
  • 1 min read

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në një nga zonat më të populluara të Tiranës, në ish-Bllok, pranë ambasadës ruse. Shpërthimi ndodhi në katin e nëndheshëm të një pallati, aty ku ndodhej një fast food.

Ishte bombola e gazit ajo që kishte plasur në momentin që brenda dyqanit ndodhej vetëm pronari i fast food-it, Shkëlqim Plaku.

Ai ka dalë menjëherë jashtë pasi e mbuluan flakët. Në foton e mëposhtme Plaku shihet teksa përpiqet që t'i shuajnë flakët.

Mirëpo ditën e sotme ai ka ndërruar jetë në spitalin e djegieve në Tiranë.

50-vjeçari nuk ka mundur dot t'ju mbijetojë plagëve të marra.

Ngjarja në fjalë ndodhi dje rreth orës 06:40 të mëngjesit në rrugën “Ibrahim Rugova”, ndërsa shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë rrjedhja e gazit.


 
 
 

Comments


bottom of page