top of page

Gabimi mjekësor i kushtoi jetën, balsamoset e gjallë 27-vjeçarja

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 9, 2018
  • 1 min read

Një gabim i tmerrshëm mjekësor i ka kushtuar jetën 27-vjeçares Ekaterina Fedyaeva.

Vajza nga Rusia ka përjetuar një torturë të vërtetë duke "u balsamosur" e gjallë.

27-vjeçarja kishte shkuar në spital për një kontroll rutinë në qytetin e saj Ulyanovsk.

Asaj i është dhënë një lëng formalin, që përmban formaldehidm dhe injektohet në venat e personave të vdekur për të parandaluar dekompozimin.

Pas kësaj, ajo ra në gjendje kome dhe kur u zgjua nuk arriti të mbijetojë, pasi organet e saj ishin dëmtuar.

Nëna e Ekaterinës ka akuzuar mjekët për “vrasje”, pasi i dhanë vajzës mjekimin e gabuar.


 
 
 

Comments


bottom of page