top of page

Djali i Alban Dudushit nuk pyet për emisionin, pi gji në transmetimin live

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 9, 2018
  • 1 min read

Alban Dudushi dhe bashkëshortja e tij gazetarja Bieta Sulo janë bërë prindër rreth një vit më parë të djalit të tyre.

Kroi Art quhet djali i Albanit, i cili ka edhe një vajzë 14-vjeçare nga martesa e mëparshme.

Albani dhe Bieta kanë qenë të ftuar në emisionin "Në shtëpinë tonë" ku kanë dalë të bëjnë piknik në natyrë.

Duke folur për eksperiencën e tyre prindërore, djalit që ende nuk ka mbushur një vjeç i pihej qumësht.

Ai i ka kërkuar së ëmës gji ndërkohë që ishin në transmetim live.

Vogëlushi kishte orën e të pirit dhe normalisht që nëna e tij do duhej t’i përgjigjej edhe pse ishte live. Duke qenë se të voglit nuk i kishte munguar asnjëherë ushqimi me qumësht gjiri ai nuk mund të priste. Kështu që Bieta vendosi t'ia plotësonte dëshirën duke dhënë kështu edhe një mesazh për të gjitha nënat në karrierë që të ushqejnë fëmijët e tyre me qumësht gjiri.


 
 
 

Comments


bottom of page