top of page

Zbulohen kokat që Erdogan i kërkoi Ramës në Shqipëri

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 8, 2018
  • 1 min read

Pak pas deportimit të 6 shtetasve turq , Turqia kë bërë të ditur se kërkon "kokën" e dy gylenistëve që ndodhen në Shqipëri.

Ndërkohë që të gjithë janë kurioz për vendimin Kryeministrit Rama, Televizioni “T7” në Kosovë ka zbuluar edhe emrat e turqve të kërkuar.

Sipas raporteve Erdogan ka kërkuar shkarkimin e kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj të cilin e konsideron të lidhur me rrjetin e gylenistëve në Ballkan.

Vetë kryetari i KMSH-së, Skender Brucaj ka thënë që një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, ndërkohë që sipas të njëjtave burime, Erdogan ka tentuar edhe më herët të shtjerë në dorë këtë institucion.

Erdogan ka kërkuar gjithashtu që edhe shkollat e lëvizjes së Gylenit të mbylleshin, por kjo kërkesë u refuzua.

E njëjta kërkesë shkoi edhe në Kosovë për Hashim Thacin, Isa Mustafën, Behgjet Pacollin, Enver Hoxhajn e Arsim Bajramin.

Kosova dhe Shqipëria e kthyen mbrapsht kërkesën e Erdoganit me argumentin se për sa kohë janë të licencuara dhe përmbushin standardet, shkollat s’kanë pse të mbyllen.

T7 shkruan se në këto shkolla studiojnë dhe janë diplomuar disa nga fëmijët e ministrave shqiptarë, si fëmijët e Lindita Nikollës, Majlinda Bregut, Niko Peleshit, djali i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, si edhe fëmijët e Arta Markut.

Erdogan ka kërkuar gjithashtu mbylljen e disa medreseve në Tiranë, Shkodër, Durrës, Kavajë, Elbasan, Berat dhe Korçë.

Ditën kur Kosova dëboi gylenistët, Erdogan u shpreh se:

Operacioni i fundit në Kosovë nuk është as i pari, nuk do të jetë as i fundit. Prej këtu e falënderoj presidentin e Kosovës. Por kryeministrit i them turp” .


 
 
 

Kommentare


bottom of page