top of page

Sulmi me armë kimike, Donald Trump: Asad është kafshë!

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 8, 2018
  • 1 min read

Pas një tjetër masakre në Siri, Presidenti amerikan Donald Trump sulmoi ashpër presidentin sirian Bashar al Asad dhe aleatët e tij rusë e iranianë.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se përgjegjësit e sulmit me armë kimike do të paguajnë një çmim të shtrenjtë.

Dhjetëra njerëz raportohet se u vranë me armë kimike në qytetin rebel të Doumas të shtunën.

Aktivistët në terren flasin për rreth 70 viktima e shumë të plagosur, ndërkohë që sipas mjekëve sirianë, viktimave sulmit kanë shfaqur konvulsione dhe shkumë në gojë, shenja të qarta të përdorimit të armëve kimike.

Rusia dhe Siria mohojnë të ketë pasur sulm me armë kimike, por pjesa tjetër e botës duket e bindur për të kundërtën, aq sa Trump e quajti presidentin Asad kafshë

Në një seri mesazhesh në Twitter, Trump akuzoi drejtpërdrejtë presidentin rus Vladimir Putin, Rusinë dhe Iranin për mbështetjen që i japin Asadit.


 
 
 

Comments


bottom of page