top of page

Modelja tërbon Uandën: Ikardi luan shumë seksi, të çmend fare

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 8, 2018
  • 1 min read

Modelja e njohur britanike, April Summers njihet nga të gjithë edhe si një tifoze e madhe e futbollit.

Ekipi i saj i zemrës është Interi dhe ajo shpesh poston foto me fanellën zikaltër duke shprehur hapur mbëshjtetjen për këtë ekip.

Së fundmi, modelja e Play Boy ka folur për kapitenin e Interit, Mauro Ikardin:

E njoh që kur erdhi te Interi dhe ishte shumë i ri. Duhet të jetë patjetër në Botëror, ku jam e sigurt se do ta përfaqësojë me krenari kombin e tij. Për më tepër, ka një mënyrë shumë seksi të të luajturit dhe të qëndruarit në fushë, që të çmend. Do mërzitesha shumë nëse do largohej pa na dërguar në Champions League”, deklaroi April.

Natyrisht që këto fjalë do tërbojnë bashkëshorten e Ikardit, Uanda Narën e cila është njëkohësisht edhe menaxhere e futbollistit argjentinas.


 
 
 

Comments


bottom of page