Hapet për herë të parë dhoma sekrete e Princeshë Dianës, mahniten vizitorët
- TheAlbanian Times
- Apr 8, 2018
- 1 min read
Buckingham Palace, rezidenca zyrtare e sovranëve britanikë që nga 1837-ta çdo verë hap dyert për publikun, teksa familja mbretërore kalon pushimet në Windsor.
Por këtë vit ka një risi të madhe: Për herë të parë, hapet për publikun “dhoma sekrete” e Ledi Dianës, ish-princeshës së Uellsit që humbi jetën tragjikisht më 1997.
Kjo dhomë është mbajtur gjithnjë e kyçur dhe ky është një rast i veçantë.
Vizitorët mund të admirojnë, mes gjërave të tjera foto të ndryshme që i përkasin fëmijëve të princeshës, William dhe Harry.







Comments