Elisa Spiropali zbarkon në Parlament me një makinë të re luksoze
- TheAlbanian Times
- Apr 8, 2018
- 1 min read
Elisa Spiropali është një nga deputetet më të përfolura të parlamentit, sidomos pasi krahasoi Skënderbeun me Edi Ramën.
Por përtej deklaratave politike, ajo shquhet edhe për veshjet e bukura dhe pamjen e kuruar deri në detaje.
Ditën e sotme, edhe pse e gjithë qendra e Tiranës ishte paralizuar nga protestuesit, Elisa është shfaqur më "shik" se kurrë, duke treguar madje edhe makinën e saj të re.
Ajo u pa teksa po hipte në një makinë shumë luksoze, një “Mercedes” tip i fundit.
Ishte hera e parë që Elisa fotografohej me ketë makinë.
Në mbarim të seancës, makina me shoferin e saj e priste deputeten tek oborri i Parlamentit.
Ndërkohë, çmimet mesatare të makinës në fjalë janë mes 35 000 - 40 000 eurove për prodhimet e vitit 2015-2017 në varësi të gjendjes teknike të makinës, ndërkohë që të reja arrijnë deri në 45-50 000 euro.





Comments