top of page

U dërgua në psikiatri pasi dhunoi prindërit, çfarë ndodhi sot me Vali Corleonen?

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 7, 2018
  • 1 min read

Arrestimi i Vali Corleone rreth një muaj më parë dhe përfundimi i tij në psikiatri ishte një lajm që bëri bujë në median shqiptare.

Djali pasanik nga Gjilani u denoncua nga prindërit e tij pasi i kishte dëbuar ata të dy nga shtëpia.

Pas kësaj historie i vetëquajturi "Corelone", Valdrini u dërgua në psikiatri për shkak të sjelljes agresive.

Sipas Prokurorisë nën kërcënimin e armës, Corleone kishte dëbuar prindërit nga shtëpia.

Ndërkohë pas qëndroi 30 ditë në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, Gjykata Themelore në Gjilan ka marrë sot vendimin.

Kjo e fundit i ka caktuar Corleones masën e detyrueshme të vizitave në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.

Zyrari Sabit Shkodra e ka bërë të ditur lajmin për “Kallxo.com” duke u shprehur: “Të pandehurit V.P, i është shqiptuar masa e detyrueshme psikiatrike në liri, në kohëzgjatje prej 6 muajve në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan”.

Ai u bë i njohur për publikun shqiptar vite më parë, kur bënte një jetë luksoze me vajza të reja dhe me makinat e fundit.


 
 
 

Comments


bottom of page