top of page

Tre vëllezërit plagosin me breshëri 23-vjeçarin në Dibër

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 7, 2018
  • 1 min read

Tre vëllezër nga fshati Zall Dardhë i Dibrës janë konfliktuar me një 23-vjeçar dhe më pas njëri prej tyre e ka plagosur me armë zjarri.

23-vjeçari Erjon Çela është sjellë me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë, por gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Mësohet se autori është vetëm njëri prej vëllezërve, shtetasi me inicialet Rr.K 25 vjeç, ndërsa dy vëllezërit e tij më të mëdhenj e kanë ndihmuar.

Autori është kapur nga policia pas ngjarjes që mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa dy vëllezërit e tjerë kanë arritur të arratisen.

Policia thotë se po bën krehjen e zonës për kapjen e tyre. Në vendin e ngjarjes janë gjetur automatiku, 4 gëzhoja si dhe një plumb i paplasur që tregon se pistoleta është zbrazur katër herë.

Vëllezërit e autorit janë shtetasit K.K. 35 vjeç, A.K, 27 vjeç.


 
 
 

Comentários


bottom of page