top of page

Trafikonte njerëz, arrestohet tropojanja e shpallur në kërkim

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 7, 2018
  • 1 min read

E shpallur në kërkim për “Trafikim personash”, sot ka rënë në pranga në Tropojë një 57-vjeçare.

Fjala është për shtetasen Gjyle Hajdaraj, e cila është e dënuar me 15 vite heqje lirie nga Gjykata e Apelit.

Hajdaraj banonte në qytetin e Bajram Currit, ku edhe është arrestuar paraditen e sotme.

Nuk dihet saktësisht se cili ishte aktiviteti dhe si operonte Gjyke Hajdaraj në trafikimin e qenieve njerëzore, por policia nuk ka dhënë detaje të tjera.


 
 
 

Comments


bottom of page