Tradhtoi Melanian me pornostaren? Trump sqaron pozicionin e tij
- TheAlbanian Times
- Apr 7, 2018
- 1 min read
Skandali mediatik që përfshiu presidentin e SHBA Donald Trump, i cili u përfol se kishte tradhtuar Melanian me një pornostare, nuk ka kaluar pa u komentuar as nga vetë Trump.
Ditën e djeshme ai foli publikisht në lidhje me historinë e publikuar nga aktorja e filmave me pullë të kuqe Stormy Daniels.
Prej kohësh mediat zbuluan se avokati i Trump, Michael Cohen ka paguar 130 mijë dollarë për heshtjen e yllit pornografik, Stephanie Clifford (Stormy Daniels, emri i artit), për të blerë heshtjen e saj në prag të zgjedhjeve presidenciale të SHBA-ve.
Por dje, në bordin e Air Force One, i pyetur mbi historinë e tij me aktoren e filmave porno, presidenti amerikan mohoi të ketë pasur marrëdhënie me të dhe tha se nuk di asgjë për transaksionin prej 130 mijë dollarësh.
Trump tha:
Përkundër pretendimeve të saj, unë nuk kam pasur marrëdhënie seksuale me Stormy Daniels, madje nuk kam dijeni as për transaksionin e pretenduar. për këtë duhet të pyesni Michaelin (avokatin)."
Vetë avokati i presidentit amerikan, Michael Cohen ka pranuar se ka paguar 130 mijë dollarë për aktoren e filmave për të rritur, por ka mohuar që Trump të ketë qenë pjesë e transaksionit.









Comments