Pas murit ndarës, Trump kërkon vendosjen e Gardës Kombëtare në kufi me Meksikën
- TheAlbanian Times
- Apr 7, 2018
- 1 min read
Prej kohësh Trump ka kërkuar ndihmën e Gardës Kombëtare për të shtuar sigurinë në kufi me Meksikën, por shifrat nuk tregojnë qartë se kufiri në fakt është shumë më i rrezikuar seç Donald Trump shkroi në Tweeter të dielën e 1 prillit.
Vlerësimi i rrezikut në kufi zakonisht bëhet përmes numrit të imigrantëve pa dokumente që kapen nga agjentët e Zyrës Doganore dhe Kontrollit Kufitar, shkurt CBP.
Sipas shifrave në kufi mes SHBA dhe Meksikës, vetëm gjatë vitit 2017 u kapën 303.916 emigrantë të paligjshëm.
Presidenti i Institutit të Politikave të Emigracionit, Andrew Selee, tha për Zërin e Amerikës:
Kjo është shifra më e ulët në një kohë të gjatë. Ky është numri më i vogël i meksikanëve që ndalohen në kufi në 50 vitet e fundit. Më në fund kemi arritur në pikën kur numri i njerëzve që ndalohen në kufi është mbajtur nën kontroll, të paktën kemi një numër të balancuar…”
Por Mark Krikorian, drejtor ekzekutiv i Qendrës së Studimeve për Imigracionin, thotë se:
Arsyeja përse shifra ka rënë, është se në SHBA po hyjnë një numër më i vogël meksikanësh….Shifrat e kontrolleve në kufitare tregojnë për pakësimin e imigrantëve të kapur, ngaqë shpesh janë të njëjtit njerëz që vijnë vazhdimisht… Ky problem nuk ka për t’u zhdukur kurrë.”
Kujtojmë që kufiri në Meksikë është përdorur jo pak herë edhe nga shqiptarët dhe një shtrëngim masash do sillte jo pak probleme edhe për ata shqiptarë që duan të emigrojnë në SHBA pikërisht nga kjo pikë kufitare.



コメント