Pas 3-vjeçarit në Durrës, vdes një tjetër fëmijë në Tiranë
- TheAlbanian Times
- Apr 7, 2018
- 1 min read
Një fëmijë 3 vjeç humbi jetën ditën e djeshme në një kopësht privat në Durrës, ndërsa pa kaluar ende 24 orë mësohet se edhe një foshnjë ka humbur jetën në Tiranë.
Fëmija tre vjeç dje u tha se humbi jetën pasi gjatë vaktit të drekës ishte duke u ushqyer dhe pësoi asfiksi, ndërsa ekspertët mjeko-ligjorë nuk mundën të gjenin shkakun e vërtetë të vdekjes dhe u tha se ata dërguan mostra në laboratorin toksikologjik në Tiranë.
Edhe për foshnjën tjetër që ka humbur jetën po ditën e djeshme në Tiranë thuhet se shkaqet mendohet se janë natyrale.
Foshnja me inicialet A.I ka humbur jetën dje në spital, ndërsa lajmi është bërë sot i ditur përmes një njoftimi policie.
Policia thotë se ka nisur hetimet, ndërsa nuk jepen detaje se në çfarë spitali ka humbur jetën foshnja apo emri i plotë i tij.

Comments