top of page

Kamioni futet mes turmës, 30 të plagosur në Gjermani

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 7, 2018
  • 1 min read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, pasditen e sotme, ku një kamion ka ecur me shpjetësi mes turmës së këmbësorëve, në qytetin e Münsterit.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë se ka disa të vdekur, duke përfshirë edhe të dyshuarin që drejtonte mjetin, ndërkohë që konfirmoi se ka dyshime për sulm terrorist.

Shoferi i kamionit raportohet se ka vrarë veten,

Autoritetet lokale raportojnë se rreth 30 persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që policia u kërkoi njerëzve që të shmangin qendrën e qytetit.

Fotografitë e postuara në mediat sociale tregojnë tavolina dhe karrige të shpërndara në vendngjarje.

Theksojmë se në dhjetor të vitit 2016, një kamion është futur mes turmës në tregun e Krishtlindjeve në kryeqytetin e Berlin, duke vrarë 12 persona.


 
 
 

Comments


bottom of page