Elvana Gjata lihet në baltë nga bashkëpunëtorët ndërkombëtarë
- TheAlbanian Times
- Apr 7, 2018
- 1 min read
Po bën të pamundurën për të arritur karrierën ndërkombëtare, por Elvana Gjatas duket se nuk po i shkon gjithçka sipas planeve.
Deri tani këngëtarja ka realizuar dy projekte shumë të rëndësishme me më të mëdhenjtë e muzikës në botërore, të cilët kanë nxjerrë dhjetëra hite.
Kënga e saj e parë erdhi në bashkëpunim me Poo Bear dhe David Guetta, ndërsa projekti i tanishëm “Off Guard” është bashkëpunim me TY Doll $ign.
Kënga e saj e re u publikua dje, por po të shohim në profilet në rrjete sociale të Poo Bear dhe TY Doll $ign asnjëri nga këta nuk kanë postuar as ‘trailerin’ e këngës dhe as sot që u publikua.
Jo se ky është kusht por gjithsesi nëse bashkëpunimi do të ishte aq i natyrshëm një postim do e kishin bërë. Megjithatë, kujtojmë se Elvana nuk ka as 2 vite që ka nis nga ‘zeroja’ jashtë kufijve ndaj është për t`u vlerësuar çdo projekt i saj.






Comments