Dëshmia tronditëse/ Si më mbante komandanti përdhunues për t'i bërë presion nënës
- TheAlbanian Times
- Apr 7, 2018
- 2 min read
Dëshmia e shqiptaro-amerikanit, Gjok Pjeter Deçkaj, me origjinë nga fshati Kushe i Hotit, i cili provoi kampet e Tepelenës dhe Savrës dhe ne vitin 1954 u arratis nga Shqipëria, risjell edhe njëherë në vëmendje përdhunimet që bëheshin nga komandantët në kamp.
Kapiteni Xhafer Pogaçi, i cili ishte përmendur edhe në dokumentet e CIA-s dhe u publikua disa ditë më parë, ishte një "tiran injorant" i cili kërcënonte e u bënte shantazh vajzave e grave që nuk kryenin marrëdhënie me të.
Mirëpo ai s'paska qenë i vetmi në kamp. Kjo pasi siç tregon Gjok Deckaj për "Tema", ndonëse në atë kohë ka qenë i mitur, i kujtohet shumë mirë kur një komandant e kishte futur në ujë të ftohtë dhe e mbante aty, për t'i bërë presion nënës së tij që ajo të shkonte me të.
Deckaj tregon:
Tmerri i vertete i kampit te Tepelenes ishte nje kapterr me emrin Tomi, i cili i ndiqte vajzat dhe nuset e reja duke i futur forcerisht ne nje magazine per t’i perdhunuar. Mua me kujtohet se kur kam qene 5 vjec, kapterr Tomi me mbajti disa minuta ne uje te ftohte, me qellim per t’i bere presion nenes sime. Aq shume zullume beri kapter Tomi me grate e vajzat e internuara, saqe vete komanda u detyrua dhe e hoqi. Nena me lidhte me brezin e djepit tek krevati qe te mos bija, pasi ne flinim ne krevate me tre kate. Here pas here nenen e nxirrnin para te gjithe kampit dhe i shanin baben, Markun, duke thene se ai ishte kriminel e lloj-lloj sharjesh te tjera. Por nena ua kthente duke iu thene: Une e njoh per burre shume te mire."
Ngjarjet e vitit 1951 janë risjellë në vëmendje ditët e fundit, pas publikimit të një dokumenti të CIA-s, i cili mban datën e 27 tetorit 1951, dhe i deklasifikuar tashmë, hedh dritë mbi gjendjen në kampin e Tepelenës, ku prej vitit1949 mbaheshin mbi 3600 të internuar.


Commentaires