Arian Çani: Këtë verë do ndodhin dy gjëra, askush s'do e ketë mendjen
- TheAlbanian Times
- Apr 7, 2018
- 2 min read
Është interesante të shikohet se si pushteti gjen kohën ideale për reformat e “dhimbshme”, të cilat konsistojnë në vendim dhe veprime me të cilat qytetarët mund të mos jenë pajtuar me to kur janë bërë publike.
Stina e verës, kur thuajse të gjithë e kanë mendjen tek pushimet dhe kryeqyteti është më i qetë se kurrë, qeveritë miratojnë vendime dhe kryhen veprimet që deri dje janë kundërshtuar.
Mes një debati për Rrugën e Kombit në “Zonë e Lirë”, Arian Çani, i cili e ka therëse ironinë dhe mënyrën se si e përcjell të vërtetën, u shpreh se këtë verë do ndodhin dy gjëra.
Çani tha:
Kam fjalë dhe pritet që këtë verë të ndodhin dy gjëra, sepse jo vetëm në Shqipëri por gjithandej qeveritë gjuajnë kohën kur të askush nuk e ka mendjen tek politika për të vepruar. Në verë ikin të gjithë nga Shqipëria, sigurisht kur them të gjithë nuk them për familjet që nuk kanë para për të pushuar në jug dhe jashtë Shqipërisë, por për gazetarët, analistët e opinionistët, gjithçka duket e shkretuar dhe nuk ka kush të ndezë debatin.
1.Këtë verë ekskavatorët do shembin pa zhurmë godinën e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental.
2.Po ashtu do rikthehet sërish trau në Rrugën e Kombit.”
Çështja e Teatrit Kombëtar ka javë që gëlon në aktualitetin vendas, si një çështje që kthen në vëmendje edhe njëherë uzurpimin që privatët i kanë bërë qeverisë shqiptare.
Nga një pronë publike dhe me administrim të tillë, pas “reformimit” teatri do jetë pjesë e një kulle gjigante të ndërtuar nga privati dhe si e tillë po nga ky do administrohet.
Qeveria shqiptare ia ka shitur shpirtin biznesmenëve...
Afërmendsh është e vërtetë duke parë politikat ndër vite. Kujtojmë që verën e shkuar u rrethua dhe filluan gërryerjet për ndërtimin e kompleksit të pallateve në zonën që deri në korrik ishte park publik, fjala është për Parkun e ish-Autobusëve në kryeqytet./JOQ.al



Comments