top of page

96-vjeçarja nxjerr shtëpinë në shitje, mbani frymën para se të hyni brenda

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 7, 2018
  • 1 min read

Mos e gjykoni një libër nga kopertina, ashtu siç mos e gjykoni kurrë një shtëpi nga pamja e jashtme.

Ky është mësimi që na jep kjo shtëpi në Bloor West Village të Torontos, Kanada.

Surpriza ju pret brenda! Është një kthim në kohë që ju kthen në vitet 50 dhe 60-të.

Kjo shtëpi është 100% deri në detajin e fundit e përshtatur me epokën e kaluar dhe është në gjendje të përsosur për t’u shitur.

Nga jashtë, shtëpia nuk dukej si diçka e zakonshme, madje as fqinjët e pronares së moshuar nuk e kishin idenë për habinë që mbante brenda kjo banesë.

Shtëpia ishte e zbukuruar në mënyrë të ndërlikuar dhe të mrekullueshme në stil të përsosur, duke nxjerrë në pah më të mirat e viteve 1950 dhe '60 nga dyshemeja në tavan. Jemi duke folur letër-muri metalik, stil barok, qilima shumëngjyrëshe dhe shkëlqim neo dhe shumë, shumë më tepër.

Pronarja e shtëpisë ishte një rrobaqepëse 96-vjeçare që kishte qenë gjithmonë e pasionuar për dizajnim, por që nuk e ka ushtruar kurrë këtë profesion. Pavarësisht moshës së saj, ajo dhe familja e saj me dashuri e ruanin bukurinë klasike të shtëpisë për 72 vite.

Kjo perlë e çmuar është shitur për rreth 600.000 dollarë.


 
 
 

Comentários


bottom of page