Tërbohen deputetët, video porno dhe ngacmime seksuale në Parlament
- TheAlbanian Times
- Apr 6, 2018
- 2 min read
Deputetëve nuk u mjaftojnë dashnoret nëpër ministri dhe harbimet kur udhëtojnë jashtë shtetit, duan të degjenerojnë edhe Parlamentin
Tërbohen deputetët e Parlamentit shqiptar. Nuk u mjaftojnë dashnoret që kanë nëpër ministri. As perversitetet dhe harbimet jashtë vendit.
Duan të shohin edhe porno në Parlament, në vendin për të cilin janë votuar për të miratuar ligjet dhe mbrojtjen e interesave të popullit.
Sipas "Pamfleti", deputetët shohin video porno, ndërkohë vijojnë të ngacmojnë seksualisht koleget në Parlament.
Ngacmimet janë denoncuar edhe publikisht kohë më parë nga një deputete, Nora Malaj.
Kjo e fundit ka deklaruar se: Ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimeve seksiste në Parlamentin shqiptar”.
Në të njëjtën kohë disa nga deputetët i kanë kërkuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që të kenë mundësi të shohin porno në Parlament. Deputetët kanë parë dhe shohin porno në Parlament, në telefonat e tyre, por ata kërkojnë që të mos fotografohen nga mediat kur hapin faqe erotike dhe pornografike.
Kjo kërkesë ka vënë në siklet kryetarin dhe administratën e parlamentit, pasi media nuk mund të ndalohet që të vëzhgojnë deputetët se çfarë bëjnë gjatë seancave plenare apo komisioneve parlamentare.
Kërkesa e këtij grupi deputetësh është bërë objekt diskutimesh në Kuvendin e Shqipërisë.
Diskutimet janë bërë në mënyrë informale, por kjo çështje është trajtuar edhe gjatë një mbledhjeje në Konferencën e Kryetarëve, në fund të vitit të kaluar.
Deputetet gra u kanë kërkuar deputetëve që kanë bërë kërkesën që të tregohen më të përmbajtur dhe të kujdesshëm gjatë seancave plenare, të cilat shërbejnë për diskutimin, përmirësimin dhe miratimin e ligjeve dhe jo për të parë video porno apo erotike.
Ndërkohë që ky debat vijon, Bashkimi Evropian i kërkon Parlamentit Shqiptar miratimin e një kodi për sjelljen e deputetëve.



Comments