Shqiptarët grabisin këngëtarin e njohur grek dhe rrahin biznesmenin
- TheAlbanian Times
- Apr 6, 2018
- 1 min read
Një nga këngëtarët më të njohur të muzikës greke ka rënë pre e grabitjes nga shqiptarët.
Bëhet fjalë më konkretisht për këngëtarin Lefteris Pantazis dhe banesën e tij, e cila ka qenë shënjestra e "skifterëve" shqiptarë.
Paraprakisht mediat greke shkruajnë se shqiptarët janë ndihmuar nga punonjësit e shtëpisë së Pantazis dhe i kanë grabitur atij 1 mijë euro si dhe disa bizhuteri me vlerë.
Grabitësit dyshohet se janë të njëjtët me ata që kanë rrahur egërsisht biznesmenin grek Aleksandros Stamatiadis.
Aktualisht biznesmeni 52-vjeçari ndodhet në spital me dëmtime serioze për shkak se u grabit me levë hekuri në kokë, nga grabitësit, të cilët u futën në shtëpinë e tij në Anthinë, teksa familja ishte në gjumë.
Policia greke bën me dije se dy grabitjet e njëpasnjëshme kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe se me shumë mundësi, grabitësit janë të huaj.




コメント