Reperi shqiptar harron telefonin në shtëpi, gruaja i bën gjëmën
- TheAlbanian Times
- Apr 6, 2018
- 1 min read
Edhe pse është një reper mjaft i njohur dhe i dashur nga të gjithë, Lyrical Son nuk nguron të shprehë dashurinë për bashkëshorten e tij, të cilën e përmend pothuajse në të gjitha intervistat.
Megjithatë, ditën e sotme ai ka harruar telefonin në shtëpi dhe sigurisht, si të gjitha vajzat, as gruaja e tij nuk do të lejonte t'i shpëtonte kjo mundësi.
Ndoshta për ju do të ishte problem i madh, por mesa duket për Lyricalin aspak, madje bashkëshortja e tij ka bërë edhe një selfie me telefonin e reperit.
Ai duket se nuk fsheh asgjë nga e shoqja dhe madje telefonin e ka pa kod.
Partjerja e tij ka gjetur mënyrën për të hyrë në llogarinë e reperit në Instagram dhe ka publikuar një foto të saj në Instastory.
Ajo ka shkruar se:
Dikush ka harruar telefonin në shtëpi. E hakerova” .






Comentários