Po nuk u bëre e imja të vras, shpërndarësi i picave kërcënon gjimnazisten në Tiranë
- TheAlbanian Times
- Apr 6, 2018
- 1 min read
Një i ri nga Tirana i cili punonte si shpërndarës picash është dënuar me 3 vjet e 8 muaj burgim.
Kjo pasi është provuar se i riu përndiqte prej kohësh dhe kërcënonte një gjimnaziste me inicialet M.G.
Djali emri i të cilit është Klauden e ka përndjekur përreth një muaj të miturën duke i kërkuar të lidheshin të dy.
Por kur vajza e ka refuzuar, Klaudeni e ka kërcënuar:
Po nuk u bëre e imja, unë do të të vras. Do të vijë tani te shtëpia dhe do të të vras, ty dhe mamanë tënde. Nuk dua t’ia di për burg dhe nuk e kam problem që të bëj përsëri. Kam tre vëllezërit që do të bëjnë keq ty dhe mamasë tënde. Nuk ke zgjidhje tjetër, o të marr ty o s’ka”.
Kulmi arriti më 28 shtator të vitit të kaluar kur djali pasi ka marrë sërish refuzimin e së miturës është ngjitur në banesën e gjimnazistes dhe në atë moment nëna e saj ka telefonuar Policinë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur dy punonjës policie.
Njëri prej tyre ka kontaktuar me të dëmtuarën, ndërsa tjetri i ka zënë pritë të pandehurit te shkallët e pallatit. Mirëpo, Klauden M. e ka qëlluar punonjësin e policisë me një mjet të fortë në kokë dhe ka tentuar të largohet.
Por arratia e tij nuk ka zgjatur shumë, pasi është arrestuar nga Policia pak metra më tutje.
Gjithë "dashuria" dhe aventura e të riut i cili ishte fiksuar pas vajzës së re tani ka përfunduar pas hekurave.

Comments