top of page

Operacion i madh në Tiranë, prangosen 16 burra dhe një grua

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 6, 2018
  • 2 min read

Një operacion i madh është zhvilluar ditën e sotme në Tiranë ku në pranga kanë rënë plot 17 persona.

Mësohet se këta 17 qytetarë të arrestuar ndër të cilët një është grua, së bashku me 5 persona të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim, ishin një grup i strukturuar kriminal i cili shiste mallra kontrabandë.

Gjatë ndalimit të tyre janë sekuestruar kafe, koli me cigare, automjete si dhe shuma të mëdha lekësh të cilat nuk bëhen ende të ditura. Të arrestuarit janë të moshave 23 deri në 56 vjeç, ndërsa të gjithë së bashku operonin në Tiranë në fushën e kontrabandës. Secili prej tyre kishte funksione dhe role të caktuara në këtë veprimtari si financues, transportues, tregtues dhe apo magazinues malli.

Grupi prej 22 personash kishte kohë që ndiqej me metoda speciale të hetimit.

Të arrestuarit e operacionit "Kontrabanda 2018" janë identifikuar si më poshtë:

Astrit Vila, 56 vjeç, banues në Tiranë

Dashamir Ymeri 46 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Edvin Aliko, 51 vjeç, banues në Tiranë

Xhoi Besholli, 23 vjeç, banues në Tiranë

Agim Velo, 44 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”

Merushe Xhani, 54 vjeçe, banues Tiranë, e dënuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”

Olsi Hamolli, 39 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kontrabandë me mallra për të cilat paguhet akcizë”

Artan Hamolli, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Valter Kondi, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Fredi Bejkollari, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Bujar Beqiri, 53 vjeç, banues në Tiranë.

Divlon Gjoni, 33 vjeç, banues në Tiranë.

Arben Pervataj, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Admir Zylfo, 31 vjeç, banues në Tiranë.

Petrit Mëcuku, 60 vjeç, banues në Tiranë.

Bektesh Gica, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Amario Hoxha, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit në njësi tregtare, dyqane, lokale, magazina, banesa, kioska atyre iu gjet:

2.7 tonë kafe e dyshuar kontrabandë, me një vlerë në treg rreth 900 mijë lekë;

2 automjete të markave ‘Mercedez Benz’ dhe ‘Volksëagen Passat’;

28 telefona të markave të ndryshme;

105 000 paketa të markave të ndryshme pa pullë fiskale, me vlerë shitjeje në treg, rreth 28 milionë lekë;

300 mijë lekë, etj.


 
 
 

Comments


bottom of page