top of page

Milioneri i famshëm: Gruaja dëshiron të më ndajë me 30 femra të tjera

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 6, 2018
  • 1 min read

Travers Beynon e thotë shpesh që në rast se ekziston parajsë pas vdekjes nuk i intereson pasi atë e ka gjetur këtu në tokë.

Dhe ka të drejtë. I njohur në botën e showbizit botëror si Candyman ai është trashëgimtar i një pasurie marramendëse që ka shumë zero.

Festat që ai organizon në vilën e tij në Australi, me vlerë mbi 3,7 milionë dollarë, jo pak herë vlerësohen si të shthurura. Madje asnjëherë nuk është mohuar që të ketë pasur orgji, përkundrazi, fotot që ai publikon e mbështesin gjithnjë e më tepër, shkruan “Daily Mail”.

46-vjeçari është martuar prej 8 vitesh me një 27-vjeçare dhe kur shumica nuk do ta pranonin një tradhti, gruaja e tij Taesha e mbështet, madje edhe eksperimenton me të.

Milioneri këmbëngul se bashkëshortja e tij nuk është aspak xheloze, e madje thekson se ajo vetë dëshiron që ta ndajë me 30 femra të tjera.

Ajo madje pranon që të jetojë në të njëjtën shtëpi me dy fëmijët e tyre dhe dy të dashurat e pasanikut, ndërsa shpesh eksperimentojnë edhe me vajza të tjera që adhurojnë jetën luksoze të çiftit.


 
 
 

Comments


bottom of page