Lionel Messi do organizojë një festë erotike
- TheAlbanian Times
- Apr 6, 2018
- 1 min read
Ylli argjentinas, Lionel Messi ka qëndruar gjithmonë larg lajmeve rozë pasi është një familar i rregullt dhe aspak aventurier.
Sulmuesi i Barcelonës ka menduar të zhvillojë një biznes të ri personal.
Pak ditë më parë, ai bleu një nga hotelet më të njohura në ishullin e Ibizas në Spanjë dhe i është futur punës për të bërë diferencën me rivalët.
Sipas gazetës “El Diario de Ibiza” hoteli në pronësi të yllit të Barçës, “Es Vivé” në mes të muajit tetor do të organizojë një nga festat erotike më të famshme të botës.
Festa do jetë enkas për femrat homoseksuale, biseksuale dhe heteroseksuale, të cilat janë mjaft kurioze në seksualitetin e tyre dhe që dëshirojnë të eksperimentojnë me femrat e tjera.
Nga data 18 tetor deri në 21 tetor, hyrja kryesore e hotelit “Es Vive” do të jetë e mbyllur për meshkuj dhe vetëm anëtaret e “Skirt Club” do të lejohen që të futen.




Comments