Flokët e Donald Trump bëhen hit në internet
- TheAlbanian Times
- Apr 6, 2018
- 1 min read
Flokët e Donald Trump kanë tërhequr vëmendjen e shumë personave herë pas here dhe veçanërisht një ditë më parë, teksa po hipte tek avioni i Forcave Ajrore.
Donald Trump do të udhëtonte drejt West Virgina kur filloi një erë e fortë që ia shkatërroi flokët. Disa pamje tregojnë se si ai përpiqet ti mbajë me dorë, por nuk ia del.
Një gjë e tillë ka ndodhur disa herë, përfshirë rastin e muajit shkurt kur ai do udhëtonte drejt Mar-a-Lago.
Fotografitë e Donald Trump janë bërë virale në rrjete sociale ku të gjithë kanë filluar ta komentojnë me ‘meme’ të ndryshme që shkaktojnë mjaft të qeshura.





Commentaires