top of page

Deputeti anglez: Shqiptarët trafikantë po rekrutojnë 12-vjeçarë për...

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 6, 2018
  • 1 min read

Bandat e drogës të kontrolluara nga Europa Lindore e sidomos shqiptarët po ushqejnë krimin e dhunshëm në Londër. Kështu të paktën pretendon një nga deputetët e Partisë së Punës në Angli.

David Lammy, deputet i Tottenhamit tha se situata e krimit në Britani është aq keq sa është më lehtë të blesh drogë se sa të porosisësh pica.

Në një intervistë për “BBC Radio”, Lammy tha:

Të blesh drogë është njësoj si të porosisësh pica. Ju mund t’i porosisni në Snapchat, WhatsApp. Fëmijët e moshës 12-vjeçare po rekrutohen nga bandat për të shitur drogë. Mendoj se policia dhe vendi ynë e ka humbur kontrollin në tregun e drogës."

I pyetur se kush fshihet pas këtij aktiviteti kriminal, ai tha:

Nga burimet policore kam dijeni se janë banda të mëdha, nga Evropa Lindore, shqiptarët. Ata trafikojnë njerëz, trafikojnë drogë dhe trafikojnë armë."

Deputeti akuzon qeverinë britanike se nuk po bën asgjë për të rregulluar situatën.


 
 
 

Commentaires


bottom of page