top of page

Bota mban frymën, agjenti rus jashtë rrezikut për jetën

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 6, 2018
  • 1 min read

Helmimi i tij në Britani, bëri që shumica e vendeve të dëbonin diplomatët rusë, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, por spiuni rus është tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas "BBC News", Sergei Skripal nuk ndodhet më në gjendje kritike dhe ka filluar ta marrë veten pas helmimit nga një agjent nervor.

Spitali i Salisburit bëri të ditur se Skripal kishte reaguar mire gjatë mjekimit dhe se shpresojnë për një përmirësim të shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore.

66 vjeçari dhe vajza e tij kanë qenë në spital për më shumë se një muaj pasi u gjetën të pavetëdijshëm në një stol në Salisburi.

Ata ishin helmuar me një agjent toksik nervor të quajtur "novichok", por tani spiuni rus është i vetëdijshëm dhe është në gjendje të flasë.

Qeveria e Britanisë së Madhe pretendon se Rusia fshihej pas sulmit të bujshëm, por Moska ka mohuar përfshirjen, duke i quajtur akuzat "gjueti shtrigash".


 
 
 

Comments


bottom of page