top of page

Audi RS 5 Sportback, super-makina që do e donin të gjithë

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 6, 2018
  • 1 min read

Adhuruesit e makinave të bëhen gati. E para RS 5 Sportback do të dalë në tregun amerikan dhe atë kanadez në gjysmën e dytë të vitit 2018 dhe më pas në Europë dhe Kinë.

Super-makina sportive ka një motor V6 biturbo 2.9 TFSI, 450 kuaj/fuqi dhe 100 km/orë i arrin në vetëm 3,9 sekonda.

Limiti i shpejtësisë është 350 km/orë, por me limitimin elektronik ajo mund të arrijë deri në 280 km/orë.

Çmimi fillestar pritet të jetë diku te 90 mijë euro, shkruajnë mediat italiane, ndërsa ekspertët flasin se kjo makinë është në gjendje të rivalizojë makina si Alfa Giulia Quadrifoglio dhe Mercedes AMG C63.

Fotot e mëposhtme të Audi RS 5 Sportback flasin vetë...


 
 
 

Comentários


bottom of page