top of page

Zbulohet përse Noizyt i është ndaluar të shkelë në Angli

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 5, 2018
  • 1 min read

Edhe pse ka jetuar për një kohë shumë të gjatë në Angli, ku madje edhe ka hedhur edhe hapat e parë për krijimin e grupit OTR, Noizyt i është ndaluar të shkelë në Britani.

Në një intervestë të hershme, repisti ka shpjeguar se e ka kaluar adoleshencën, duke u ndeshur ma bandat rivale në Angli.

Por edhe pse tani është i famshëm dhe mjaft i pasur, reperit shqiptar i është ndaluar të shkelë në Angli.

Mediat angleze bëjnë të ditur se:

Një bandë shqiptare kishte pushtuar internetin me videoklipe të dhunshme dhe fotografi të anëtarëve të saj me kallashnikovë.

Një grup nga Bromley i vetëquajtur OTR ka regjistruar dhjetëra video muzikore në vitin e kaluar (2005) dhe ka postuar shumë fotografi online ku shfaqen anëtarët e dyshuar të kësaj bande që mbajnë në duar pistoleta dhe armë të tjera potencialisht vdekjeprurëse. Shumica e videove janë të shoqëruara nga këngë rep me tekste kërcënuese dhe të dhunshme.

Videoja e fundit u ngarkua në një faqe interneti, javën e kaluar në të cilin shfaqet një logo OTR, e cila nënkupton fjalët ON TOP OF THE REST. Në disa video shihen djem duke i dhënë makinave të shtrenjta, të veshur me bluza me shkrimin OTR dhe zinxhirë floriri. Në postime të tjera online të OTR, anëtarët e bandës shihen me bluza, kapele, tatuazhe dhe banera me flamurin shqiptar me shqiponjë.

Drejtoria Speciale e Krimit ‘Scotland Yard’ e përfshiu grupin OTR në një listë prej më shumë se 200 bandave kriminale në kryeqytetin londinez. Policia e Bromley insiston që armët e tyre nuk janë të vërteta".


 
 
 

Comments


bottom of page