top of page

Xhenazja del nga arkivoli në varrezat e Sharrës, vajza: Ju tregoj si ndodhi gjithçka

  • Writer: TheAlbanian Times
    TheAlbanian Times
  • Apr 5, 2018
  • 2 min read

Edhe më shumë është shtuar dhimbja e familjarëve për një vajzë të re në moshë, e cila ka ndërruar jetë në Tiranë dhe është përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e Sharrës.

Siç u raportua ditën e djeshme, punonjësve të varrimit u kanë shpëtuar litarët e arkivolit nga duart teksa kanë qenë duke futur viktimën në gropë, e për rrjedhojë, trupi i pajetë ka dalë nga arkivoli.

Por si erdhi gjithë kjo situatë e rëndë për familjarët? Faji i kujt ishte dhe nga çfarë u shkaktua, për JOQ.al, ka treguar detaje një prej të pranishmëve në varrim.

Sipas zonjës që ka komunikuar me redaksinë tonë, i gjithë faji është i bashkisë, e cila kishte siguruar vetëm dy varrmihës për dy funerale që po zhvilloheshin në të njëjtën orë.

Ka qenë përgjegjësi i punonjësve ai që u ulërinte e u bërtiste, ç'ka bëri që punëtorët të hutohen e të ndodhte ajo që ndodhi.

Zonja bën me dije për JOQ.al:

Unë isha pjesë e atij funerali dhe ishte vërtetë e tmerrshme e trishtë... Xhenazja ishte e re në moshë, por a dini përse ndodhi? Sepse ishin dy funerale në të njëjtën orë dhe ishin vetëm dy persona, punonjës të funeralit që shërbenin. Pasi debatuam me përgjegjësin që na lanë me xhenaze përpara prej 20 minutash, ai u bërtiste dy punonjësve të nxitonin tek funerali i parë për të vazhduar me ceremoninë tonë

Dy punonjësit, të frikësuar nga të bërtiturat e përgjegjësit të tyre, nxituan dhe ndodhi ajo që ndodhi. Bashkia jonë që mburret nëpër TV, nuk ka staf për të varrosur njerëzit. A mund ta ngrenë një arkivol vetëm dy njerëz? Vetëm dy ishin për dy funerale..."

E ndoshta, kjo është fytyra e vërtetë e Bashksië Tiranë, e cila s'i lë njerëzit as të shkojnë rehat në botën tjetër, por jua bën një shkundje të mirë në këtë botë, duke pikëlluar edhe më keq familjarët.


 
 
 

Comments


bottom of page