Tronditet Kukësi, burri qëllon dhe vdes me sëpatë gruan
- TheAlbanian Times
- Apr 5, 2018
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës që lamë pas në qytetin e Kukësit, ku një burrë ka qëlluar me sëpatë dhe ka lënë të vdekur në vend bashkëshorten e tij.
Krimi në familje ka ndodhur rreth orës 23:00 të natës që lamë pas, në fshatin Borije.
Autor i veprës penale është 76-vjeçari Adem Tale, i cili, pasi ka qëlluar të shoqen, është larguar nga banesa.
Ende nuk janë saktësuar detajet e vrasjes, ndërsa vijon puna për kapjen e autorit.

Comments