Thellohet skandali i Facebook, 87 milion njerëz të prekur
- TheAlbanian Times
- Apr 5, 2018
- 1 min read
Facebook beson se të dhënat e deri në 87 milionë njerëz u shpërndanë në mënyrë të papërshtatshme me konsulencën politike Cambridge Analytica, shumë më tepër se sa u zbulua më parë.
BBC shkruan se rreth 1.1 milion prej tyre janë në Mbretërinë e Bashkuar.
Shifra e përgjithshme ishte cituar më parë si 50 milionë nga ajo që tha Christopher Wylie, zëdhënës i Facebook.
Rreth 97% e instalimeve ndodhën brenda SHBA. Megjithatë, pak më shumë se 16 milionë nga numri i përgjithshëm i përdoruesve të prekur mendohen të jenë nga vendet e tjera.
Detajet e reja u zbuluan në një blog i kreut të sektorit teknologjik, Mike Schroepfer.
Cambridge Analytica tha se kishte blerë informacionin nga krijuesi i aplikacionit This Is Your Digital Life pa e ditur se ishte marrë në mënyrë jo të duhur.
Firma thotë se fshiu të gjitha të dhënat sapo u bë e vetëdijshme për rrethanat.
Facebook tani po përballet me presion të madh.







Comments