Sulm me armë zjarri në një universitet në Turqi
- TheAlbanian Times
- Apr 5, 2018
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi ditën e sotme, ku një person ka hapur zjarr ndaj studentëve.
Sulmi është shënuar në një universitet në Eskishehirm dhe sipas raporteve, një person ka qëlluar ndaj duke lënë katër të vrarë dhe tre të plagosur.
Numri i viktimave është konfirmuar nga dekani, i cili shprehet se gjendja të plagosurve është kritike për jetën.
Gjithashtu ai është shprehur se sulmuesi është arrestuar dhe po merret në pyetje nga policia.
Personat e vrarë ishin të gjithë pjesë e stafit të Universitetit.
Akoma nuk dihet arsyeja që ka shtyrë agresorin në një veprim të tillë.

Commentaires